KD Events & Communications ka reaguar pasi u përfol se hyrja në Prishtina Football Fest është me pagesë. Kjo kompani ka thënë se hyrja në këtë pjesë është pa pagesë ndërsa hyrja në Zonën VIP është për sponsorët dhe partnerët.
Në një prononcim eksluzivisht për PrishtinaPress organizatori i këtij evenimenti tha se hyrja gjithmonë ka qenë falas dhe vazhdon të jetë.
Ai poashtu tregoi se cilido qytetarë që ka dëshirë të shikoj ndeshjet e UEFA Euro 2024 janë të mirëseardhur në Prishtina Football Fest vetëm se ka një kërkesë që qytetarët të vijnë sa më herët që të vendosen në ulëset e vendosura.
Kjo kompani ka folur edhe për arrestimin e asambleistit të VV’së në Prishtinë, Arianit Beqiri, i cili sipas tyre nuk i është përmbajtur rregullave dhe e ka kundërshtuar Policinë e Kosovës.