Site icon PrishtinaPress

Flet njeriu që më 2014 e paralajmëroi Albin Kurtin: VV do të mbijetoj, por FER-i socialdemokrat- mibkroborgjez e ka vështirë

Ish-anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Gecaj i cili qysh në vitin 2014 kishte paralajmëruar liderin e këtij subjekti politik Albin Kurtin, për zhvillimet e kësaj kohë në VV, tani thotë se pret dobësim edhe më të madh të saj. Në një situatë edhe me të keqe se sa VV-ja, Gecaj pret që të përfundojnë edhe ‘krahu i të pakënaqurve’ që kanë dhënë dorëheqje nga ky subjekt politik.

Ky ish-anëtar i VV-së që themeloi “Fraksion +” pas largimit nga kjo parti, pohon se ka pasur shumë vërejtje për formën e organizimit dhe fuqinë politike të sekretariatit të kaluar partisë. Ai thotë se në fillim është menduar si një trup e cila shërben për të administruar partinë, por në vitin 2013 – 2014 kjo trupë, sipas tij u bë vendimmarrëse, “gati se të gjithë anëtarët e sekretariatit u futen në këshillin e përgjithshëm, pra ata përcaktonin votimin, kjo i siguronte një votim dhe një vendim plotësisht të kontrolluar Molliqajt. Kjo ekip organizonin, planifikonin, dhe krijonin strikte për secilin njeri që nuk i bindeshin atyre”, tha Gecaj, duke shtuar se Kurti e kishte vërejtur se po ky ekip ngadalë por sigurt duan ta fundosin, “prandaj edhe erdhi goditja nga ana e Albinit.”

Ish-anëtari i VV-së Arben Gecaj

Me dorëheqjen e kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, nga të gjitha funksionet brenda Vetëvendosjes sipas Gecajt, tani është krijuar situatë e re, ku pritet të ndodhin edhe dorëheqje të tjera nga VV, që i hapin rrugë krijimit të partisë së re, në krye te të cilës ky ish-anëtar VV-së mendon se do të dalë Ahmeti.

“Tani kemi një situatë te re, por, me siguri se ka me pas aty këtu ndonjë dorëheqje. Dorëheqja e Shpendit nga Vetëvendosja është si akt i dorëzimit të tij për të marrë këtë parti në kontrollë. Ambiciet e Shpendit ishin shumë herët, por, në atë kohë nuk ishte e mundur sepse sekretariati ishte ende lojal ndaj Kurtit. Në ditët në vazhdim me siguri se pas gënjeshtrës më të re të Ahmetit, ne do të kemi rastin të ballafaqohemi me formimin e partisë më të re ku Shpendi do të jetë ndoshta edhe koka e saj. Kjo parti do të përfundojë shumë keq, sepse ata do ta kërkojnë votën e VV-së”, tha ai.

Më tej, Gecaj  vlerësoi se partia e Kurtit do të humb forcën politike që aktualisht e ka, duke shtuar për ‘krahun e  të dorëhequrve’ se do të përfundojnë të shpërndarë në funksione të ndryshme.

“VV e Albin Kurtit me siguri se do të dobësohet, por, ajo do të mbijetojë në skenën poltike, me jo kurrë më shumë se 13%. Ndërsa për këtë organizimin e ri FER-i socialdemokrat – mikroborgjez, do të përfundojnë përafërsisht në poltike sikurse Dukagjin Gorani, duke u gjuajtur herë dikund e herë dikah”, u shpreh ai.

Vetëvendosje, ka kohë që është futur në ‘telashe’ të cilat kanë rezultuar me largimin e dhjetëra anëtarëve të kësaj partie, përfshirë zyrtarë të lartë dhe drejtues të këtij subjekti politik.

Exit mobile version