Një zjarr i madh ka përfshirë sot burgun e Idrizovës në Maqedoni, burg në të cilin janë vendosur para disa javësh pjesëtarët e “Grupit Kumanova”.
Indeksonline ka arritur të kontaktojë me njërin prej tyre dhe i njëjti ka konfirmuar se në lokacionin ku gjenden Grupi nuk është përfshirë zjarri.
“Në pjesën tonë nuk ka asgjë serioze, jemi shëndosh e mirë”, ka thënë shkurt ai.
Ndryshe, mediet shqiptare në Maqedoni kanë raportuar se është djegur i gjithë reparti i pranimit.
“Zjarri ka shpërthyer nga çatia. Është intervenuar nga njësitet e zjarrfikësve dhe zjarri është nën kontroll dhe është shuar”.