Site icon PrishtinaPress

Flet nga ceromonia e varrimit familjari i 18-vjeçares së vrarë: Besoj se organet e Kosovës do ta çojnë drejtësinë deri në fund

Në ceremoninë e varrimit të 18-vjeçares së vrarë në Ferizaj, M.O., në emër të familjes fjalën e ka marrë një i afërm i viktimës.

Teksa ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrjes, familjari i të ndjerës është lutur që ky të jetë rasti i fundit i vrasjes së grave në Kosovë. Gjithashtu ai ka thënë se të rinjtë duhet ta gëzojnë lirinë dhe drejtësinë.

“Besoj se organet e Kosovës do ta çojnë drejtësinë deri në fund, uroj që të jetë rasti i fundit dhe fjala përfundimtare të jetë stop sepse të rinjtë kanë nevojë me gëzu lirinë, drejtësinë”, u shpreh ai.

“Bashkë na keni lehtësu dhimbjen e madhe, që na tronditi jo vetëm familjen por tërë botën shqiptare…Jemi falënderues për gjithë këtë pjesëmarrje”, u shpreh ai ndër të tjera.

Exit mobile version