Site icon PrishtinaPress

Flet nëna e Fjolla Morinës: Institucionet nuk po marrin masa, vajza ime ka nevojë për trajtim

Për publikimet efundit të këngëtares Fjolla Morina e shqetësuar tej mase është nëna e saj, Selvete rexha.

Në një prononcim për Insajderin, ajo ka thënë se vajza e saj ka nevojë për trajtim në psikiatri, por institucionet nuk po e kryejnë detyrën si duhet.

Prej 5 muajsh sa e njëjta është larguar nga banesa e Morinës, thotë se në polici ka shkuar mbi 4 herë.

E kam lajmru në polici e denoncu qysh nga janari, por sjanë marrë kurrë masa. Më ka sulmuar njëherë dhe ofenduar i thirra policinë, erdhen plotë 10 polic e morën e kan dërgu në stacion. Kanë fol me të edhe prap e kanë liru”, tha ajo për Insajderin.

Në anën tjetër, në dokumentin e siguruar nga Insajderi thuhet se Morina kishte pranuar bashkëpunimin me Qendren Klinike Psikiatrike dhe do të përfillte rekomandimet e gjykatës.

Por kjo nuk ndodhi, pasi sipas nënës së saj Morina kishte mbajtur gjithsej 2 seanca në Klinikë.

Në procesverbalin e seancës dëgjimore thuhet mes tjerash se psikiatria e cila ishte prezente në seancë kishte rekomanduar se këngëtares i duhet vetëm një seancë në javë për 12 muaj që të përmirësohet gjendja e saj.

Sipas vendimit të Gjykatës Themelore në Prishtinë me datë 6 qershor 2023 nënës së Morinës i është caktuar urdhër mbrotjtje. Kësisoji Morinës i ndalohej shqetësimi, ofendimi, kërcënimi apo përcjellja nga Morina.

Ndërkaq këngëtares i ishte caktuar masa mbrojtëse e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në mënyrë ambulatore, në liri njëherë në javë. Vendim të cilin ajo nuk e ka respektuar.

Exit mobile version