3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Flet Nebojsha Rosiq pasi Amerika ia sanksionoi djalin

Nebojsha Rosiq, babai i Marko Rosiq, njërit nga bashkëpunëtorët e Zvonko Veselinoviqit që u fut në listën e sanksioneve nga Departamenti i Thesarit si pjesë e grupit të organizuar kriminal i ka bërë ftesë ambasadorit të ShBA-së në Prishtinë që ta vizitojë familjen e tij dhe t’ia japë gjithë pasurinë që djali i tij Marko Rosiq posedon.

Nebojsha Rosiq tha se ka marrë vesh nga mediat për sanksionet që përfshijnë djalin e tij.

“E lexova në media që djali im është në listën e njerëzve ndaj të cilit ShBA-ja ka ndërmarrë sanksione. Kjo me të vërtetë tingëllon tragjikomike për mua pas gjithë asaj që djali im dhe familja ime ka kaluar që nga dita që Marko është arrestuar”, ka thënë ai për kosovoonline.

Ai tha se është i gatshëm ta dhurojë pasurinë e djalit të tij për ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë.

“Unë e ftoj ambasadorin e ShBA-së në Prishtinë të vijë në shtëpinë time dhe unë do t’ia jap gjithë pasurinë e luajtshme dhe të paluajtshme që ka djali im dhe familja ime pasi që e pashë dje se u raportua që djali im është pjesë e krimit të organizuar. Djali im nuk posedon asnjë pasuri të grupeve kriminale dhe jam i befasuar se në çfarë informata janë bazuar ata kur kanë arritur në këtë konkluzion”, tha Rosiq.

Marko Rosiq njëri nga të sanksionuarit e ShBA-së si pjesë e grupit të krimit të organizuar në veri të Kosovës ishte arrestuar në Mitrovicën e veriut më 23 nëntor 2018 dhe është në mbajtje që nga ajo kohë.

Aktakuza e ngarkon atë me përfshirjen në vrasjen e Oliver Ivanoviqit.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img