Site icon PrishtinaPress

Flet mësuesi i Atifete Jahjagës, arsyeton notat e dobëta të saj

Sahit Elshani kishte punuar si mësimdhënës për 41 vjet. Ai nuk e la profesionin e tij as gjatë viteve të okupimit serb. Në mesin e nxënësve që mësoi Elshani ishin edhe figura të rëndësishme të politikës në Kosovë. Ish- presidentja Atifete Jahjaga ishte një nga nxënëset e tij.

Sahit Elshani ka treguar për Televizionin T7 se çfarë nxënëse ishte Atifete Jahajaga.

Ai thotë se ajo ishte shembull për edukatë, ndërsa e cilëson të ulët publikimin e notave të saj. Për këtë, ai thotë se ishte pasqyrim i vetëm një periudhe të shkurtë të suksesit të saj.

Ish profesori i presidentes, thotë se në atë kohë të gjithë nxënësit kanë mësuar me një përkushtim të madh.

E në vitet 90-ta kur policia serbe kishte mbyllur shkollat, qytetarët u mobilizuan.

Përveç si punë, profesori i Bilogjisë, thotë se për ta mësimdhënia ishte obligim moral e kombëtar.

Por, të qenit mësues apo nxënës në vitet 90-ta nuk ishte e lehtë.  Ish-mësimdhënsi gjimnazit “Sami Frashëri” iu gëzua shumë miratimit të projektligjit për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

Por, ai ndjen keqardhje për dikë.

Ndryshe, Projektligji për punëtorët e arsimit shqip gjatë viteve të 90-ta parasheh njohjen e punës që ata bënë gjatë asaj periudhe.

Mësimdhënësve të viteve të 90-ta do të paguhet puna që kanë bërë nën okupim.

Exit mobile version