Sami Aruqi, ish-ushtar i UÇK’së ishte plagosur rëndë në luftë më 1999 nga një mercenar rus. Se si e mori hakun për vëllanë, tregon Veseli, gjithashtu ushtar i UÇK’së, në një rrëfim për T7.
Lajmin për plagosjen e të vëllait nga mercenari rus, e mori derisa po luftonte në Zonën e Koshares.
Që nga ai moment, Vesel Aruqit iu forcua edhe më shumë ndjenja e hakmarrjes ndaj atyre që plagosen vëllanë e tij.
Pamje e kapitenit rus të vrarë u xhiruan, e që aty dëgjohet teksa rrëfehet edhe “Rambo i UÇK-së”.
Mercenarit rus ia mori si shenj triumfi edhe armatimin e tij, me të cilin e zhvilloi edhe luftën më pas.
Humbjet në anën e armikut ishin të konsiderueshme sa që edhe flinin afër kufomave.
Duket se etja e rusëve për okupim nuk u shua kurrë.
Kjo po duket qartë edhe në luftën që kanë nisur në Ukrainë.
VIDEO: