0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Flet ish-prokurori Elez Blakaj, godet KPK-në dhe paralajmëron parregullsi në zgjedhjen e kryeprokurorit të shtetit

Ish-prokurori Elez Blakaj, me anë të një statusi të gjatë në Facebook ka thënë se Këshilli Prokurorial i Kosovës është institucion që nuk ka kredibilitet dhe ka paralajmëruar parregullsi edhe në zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit.

Blakaj ka thënë se KPK përdoret nga disa persona për “ruajtje të monopolit dhe pushtetit për njërit tjetrin” dhe se të njëjtit i trajtojnë këto institucione si prona private.

“Kur interesat e një grupi e sfidojnë interesin publik! Edhe në proceset e privatizimeve në Kosovë të udhëhequara nën drejtimin e AKM-së kemi parë procese të cilat formalishtë janë mbuluar me letra, madje as aty, nuk është arritur në çdo rast të dalin fitues shantazhuesit, kërrcënuesit dhe dhunuesit, pavarsishtë strategjive të përdorura, ndërsa Këshillit Prokurorial të Kosovës nuk po ua huq asnjëherë! Të gjithë kemi parë këto vitet e fundit se si të njëjtit persona kanë bredhur në vazhdimësi nga një zyre tek tjera, duke e ndihmuar dhe favorizuar njëri tjetrin në pozita të ndryshme nga Këshilli Prokurorial për në zyrën e Kryeprokurorit të  Shtetit dhe poashtu në pozita tjera në cilësi të kryeprokuroreve dhe anasjelltas, me qëllim të ruajtjës se monopolit dhe pushtetit për njëri tjetrin, duke i trajtuar këto institucione si të ishin pronë private! E fotografi të njëjtë presim të shofim edhe tani me rastin e përzgjedhjes se Kryeprokurorit të Shtetit!!!”, shrkuan ai.

Tutje Blakaj thotë se pozita e Kryeprokurorit është me interes të veçantë dhe ka akuzuar KPK-në për mugnesë të integritet gjatë kryerjes së veprimeve. Ai ka thënë se këto keqpërdorime janë evidentuar edhe me raporte ndërkomëbtare.

“Qasja e Këshillit Prokurorial, sjelljet dhe veprimet e tyre, skandalet e shumta, vendimet e kundërligjshme, konflikti i interesit, transferet dhe avancimet me standarde të dyfishta, qartë kanë shpërfaqur fotografinë e vërtetë dhe mungesën e integritetit të këtij institucioni. Madje, për disa nga problemet brenda këtij institucioni kanë reaguar edhe raporte e opinione ndërkombëtare, si dhe partner e miq të cilët e kanë ndihmuar në vazhdimësi Këshillin Prokurorial! Pozita e Kryeprokurorit të Shtetit është pozitë me interes të lartë publik, andaj edhe detyrat dhe përgjegjësit qe ka Kryeprokurori janë drejtpërdrejtë të ndërlidhuara dhe në shërbim të publikut, e jo të grupit të njejtë të përsonave të cilët po përgaditen ta zyrtarizojnë emrin e personit i cili është pjesë e këtij grupi!”, shtoi ai.

Tutje ai ka thënë se pavarësisht zhvillimeve që pritet të ndodhin gjatë ditëve në vijim, reformat duhet të vazhdojnë.

“Pavarsishtë të gjitha zhvillimeve të cilat pritën të ndodhin në ditët dhe javët në vazhdim brenda Këshillit Prokurorial dhe jo vetëm, reformat duhet të vazhdojnë sepse janë mjeti më i mirë i cili do të ndihmonte dhe shëronte këtë lloj mentaliteti, i cili me punën e tij ka ndërtuar besueshmëri tejet të ulët në raport me publikun, duke ngecur brenda interesave të të njëjtit grup personash të përmendur me lartë!  SOT, për të gjitha këto veprime dhe vendime është përgjegjës Këshilli Prokurorial i Kosovës, NESËR do të jemi përgjegjës të gjithë!“, përfundoi ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img