Site icon PrishtinaPress

Flet Haradinaj pas takimit me Isa Mustafën: S’folëm për presidentin, por për këto dy tema

Ramush Haradinaj ka folur pas takimit që kishte me Isa Mustafën dhe Fatmir Limajn.

I pari i AAK-së ka thënë se në takim është diskutuar dakordanca para temave të rëndësishme të Qeverisë në ditët në vazhdim.

“Takimi ishte për agjendë të përbashkët për ligjin e Rimëkëmbjes Ekonomike dhe për buxhetin. Kemi patur diskutime në vazhdimësi. Kësaj here ka të bëj me nevojën që të mobizliohemi me seancë të jashtëzakonshme për kalimin e ligjit për Rimëkëmbje dhe Ligjin për Buxhetin” ka thënë Haradinaj.

I pyetur nëse do ta ketë përkrahjen e PDK-së për president, Haradinaj ka thënë se ka komunikim të vazhdueshëm me Veselin.

“Kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me PDK-në dhe kryetarin Veseli, por nuk kemi ende ndonjë rezultat të caktuar. Mendoj që Kosova gjithmonë ka qenë me drejtësinë dhe ligjin. Drejtësia e ka vërtetuar luftën e drejt të UÇK-së. Shpresojmë se nuk do të ketë konfirmim të aktakuzave. Duke besuar në drejtësi e ligj, ne do përkrahim gjithë qytetarët e Kosovës që mund të përballen me Gjykatën Speciale” ka thënë Haradinaj.

Exit mobile version