-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Flet gjyshi i njërit nga nxënësit e lënduar në shkollën në Prishtinë: U lëndua duke ndihmuar shokun

Hilmi Duraku, gjyshi i njërit nga dy nxënësit e lënduar të shkollës “Faik Konica” nga energjia elektrike ka treguar se nipi i tij ishte lënduar gjersa kishte ndihmuar shokun e tij.

Në një prononcim për media, ai tregon se nipi i tij kishte dëgjuar krismën e trafos elektrike dhe njëherit, britmën e nxënësit.

“Ai tjetri ka gjendjen pak më të dobët e Ermali (Nipi) e ka gjendjen pak më të mirë. Rasti ka ndodhur tek një trafo në shkollën ‘Faik Konica’, ky Ermali tregon se ka tentuar t’a nxjerrë shokun nga trafo dhe është lënduar, ka dorën e lënduar dhe është jashtë rrezikut”, ka treguar ai, raporton Dukagjini, gjersa ka treguar se nipi i ka thënë “Kam tentuar t’a nxjerrë shokun, ia kam dëgjuar krismën, ia kam dëgjuar britmën”.

Ndryshe, dy nxënësit e shkollës fillore “Faik Konica” në Prishtinë të cilët u goditën nga rryma kanë marrë djegie serioze në disa pjesë të trupit.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img