0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Buy now

spot_img

Flet familjari i të vrarit nga nipi në Malishevë: Kur e kanë nda, prona është ndarë barabartë

Lidhur me vrasjen e rëndë të ndodhur sot në fshatin Kijevë të Malishevës ku dyshohet se viktima S.B, është vrarë nga nipi i tij B.B., ka folur i afërmi i viktimës Sejdi Berisha.

Sejdi Berisha, kushëri i viktimës tha se nuk e din se ka pasur ndonjë konflikt mes tyre, dhe se me të dytë ka pasur kontakte të mira.

“Nuk po dime se cka ka ndodh, i kam 22 anëtare me infuzjon, nuk ka pas konflikt nuk e di a ka pas konflikt, me te dyte kam pas kontakte te mira, ky djali qe dy dite ka ardh prej anglie gurbetgji o i vrami, nuk di cka ka pas, une e kom ni kur kane ardh policia jo kur ka ndodh vrasja”, deklaroi i afërmi i viktimës.

Tutje rreth raportimeve se vrasja ka ndodhur për shkaqe pronore, i afërmi i tyre tha se të dyja palët pronat i kanë të ndara barabart.

“Per te prona kur e kane nda jane te barabarte te tane”.

Ndryshe, nga Policia e Kosovës për Gazetën Online Reporteri.net konfirmuar se për vrasjen që dyshohet se ka ndodhur rreth orës 09:50 të mëngjesit, tashmë është arrestuar një person.

“Sot rreth orës 09:50 është raportuar për një rast vrasje në fshatin Kijevë-Malishevë. Në vendin e ngjarjes, menjëherë kanë dalë njësitet e nevojshme policore ku është gjetur një person mashkull (i moshës madhore dyshohej pa shenja jete). Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Lidhur me rastin është arrestuar një i dyshuar, mashkull i moshës madhore. Rrjedha e mëtejme hetimore është duke vazhduar në koordinim me prokurorin e shtetit në drejtim të veprës penale të vrasjes”.

I vdekur ka mbetur S.B, i cili dyshohet se është vrarë nga nipi i tij B.B.

Dyshimet e para janë se vrasja ka ndodhur për çështje pronësore./PrishtinaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img