1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Flet Dritan Abazoviq/ Ndërtimi i hotelit luksoz “Jadran”, nënshkruhet marrëveshje milionëshe në Mal të Zi

Është bërë nënshkrimi i Aneksit IV i kontratës në vlerë prej mbi 40 milionë euro për ndërtimin e hotelit me pesë yje në qendër të Ulqinit.

“Jadran” do të përfaqësojë një hotel modern, me shërbimet e standardit më të lartë dhe ndërthurjes me historinë e Ulqinit.

Pronari i kompanisë “Royal” nga Prishtina, Arbër Kryeziu tha se arseyja kryesore e vendosjes se lokacionit në Ulqin kanë qenë lidhja e moqme nostalgjike.

“Ne e kemi atë nostaligjinë e rinisë lidhjet me Ulqinin e Malin e Zi, ideja ishte që të vijmë me investime në Ulqin që të bëjmë më të mirën e mundshme për Ulqinin dhe Malin e Zi”, ka thënë Kryeziu.

Kryeziu ndër tjerash theksojë se punimet dhe investimi në hotelin luksoz do të zgjasin rreth katër vite.

“Do të jetë një ndër brendet ma të mëdha dhe më të mira ndërkombëtare.

Për herë të parë do të jetë kombinim i dy brendeve në të gjithë regjionin që do të vendosen në Ulqin, ku do të jenë brende ekskluzive”, tha Pronari Kryeziu.

Sipas tij ky investim është një punë e madhe për zhvillimin e Ulqinit dhe Malit të Zi dhe se Qeveria në krye më Dritan Abazoviq dhe kryetarin e Komunës, Omer Bajraktari kanë qenë vullnet plot që të përfundojnë procedurat për nënshkrimin e aneksit IV për ndërtimin e këtij hoteli.

Kryeministri i Mali të Zi Dritan Abazoviq derisa është shprehur i lumtur me nënshkrimin e kësaj marrëveshje, ai tha se me këtë është ndërruar edhe atmosfera e Komunës së Ulqinit.

“Shumë investim i vlefshëm për Komunën e Ulqinit dhe për Malin e Zi. Në Komunë të Ulqinit për fat të keq 30 vite nuk kanë ekzistuar investime të duhura, nuk kemi asnjë hotel me pesë yje dhe tani është ndërruar komplet atmosfera lidhur me atë çështje.  E shohim si një të arritur të madhe. Jam i gëzuar sepse investitor nga Kosova janë duke ardhur veçse më shumë në Mal të Zi. Ky është investimi i dytë si më i madh, çdokush që dëshiron të punojë këtu edhe në të ardhmen është i mirëseardhur”, tha Abazoviq.

Ndërsa, kryetari i Komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari u shpreh se procesi i privatizimit ka qenë shkatërrues për këtë komunë në 20 vitet e fundit, prandaj me ndërtimin e këtij hoteli me pesë yje. Bajraktari tha se i hapin rrugë investimeve të tjera.

“Ne për këtë projekt kemi punuar 1 vit, kemi pasur komunikim tre palësh, komuna, qeveri dhe investitori ndoshta edhe për çdo ditë dhe pas një pune shumë të madhe shikuam se pa mbështetjen e Qeverisë nuk do të mund të arrihej kjo ditë. Ne si Komunë e Ulqinit jemi shumë të kënaqur pasi edhe është një ditë historike për ne dhe jam shumë i lumtur që një investitor nga Kosova arrin këtë nivel të investimit në komunën e Ulqinit”, vijoi Bajraktari.

Nënshkrimi i kësaj kontrate do t’i mundësojë investitorit të fillojë punimet përgatitore për ndërtimin e hotelit i cili do të jetë një nga më luksozët në bregdetin malazez i një brendi të njohur globalisht.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img