Site icon PrishtinaPress

Flet berberi që qethi kryeministrin Rama: Pagoi lekët, por e teproi me bakshishin

Fabiani, berberi fierak që qethi Edi Ramën këtë verë, ka treguar në një emision televiziv se kryeministri i ka paguar paratë si çdo klient tjetër, por e ka tepruar me bakshishin.

“Një pagesë u bë, por me (bakshishin) e teproi pak”, u shpreh Fabiani në emisionin “Zgjohu” në MCN.

I riu që “bëri skulpturë” me kokën e tij, siç e quajti Edi Rama kur e publikoi në llogaritë e veta në rrjetet sociale, tha se qethja e kryeministrit i ka shtuar punën. Njerëzit shkojnë në sallonin e tij dhe i kërkojnë t’i qethi njëlloj si ai.

“Një person diku te 65-70 vjeç më tha o çuni ti je berberi i Ramës, më tha mua. Po, i thashë. Ore do më qethësh pak si ai, më tha mua”, tregoi Fabiani.

Por për më tepër, ndiqni videon e mëposhtme teksa berberi e rrëfen vetë qethjen e Ramës dhe ndodhinë me qytetarin.

https://www.prishtinapress.net/wp-content/uploads/2023/09/650581ff9215d.mp4
Exit mobile version