Kjo është Vahide Xhemajlaj, bashkëshortja e kandidatit për Kryetar të Komunës së Drenasit nga NISMA për Kosovën.
“Ai i ka mendimet e veta. Po me gruan është mirë dhe me popullin është mirë”, thotë ajo.
Vahidja konsideron se Drenasit i duhet drejtoresha femra.
Ajo gjithashtu e përshkruan bashkëshortin si një njeri human dhe që don ta ndihmojë popullin e Drenasit.
Flet bashkëshortja e kandidatit Isa Xhemajlaj
“Ai nuk hyn në gara për para, veç me i ndihmu popullit”, konstaton ajo.