Avoakti Azem Vllasi ka treguar ekskluzivisht për Info Magazine të Klan Kosovës momentin se si është plagosur.
“Praktikisht jemi kacafytur, unë e kam parë me dorë të djathtë kur sulmuesi e ka nxjerrë revolen, më ka ra në sy zhurmuesi që e amortizon zhurmën. Ai është drejtuar ndaj meje, në gjoks”.
Vllasi e ka cilësuar plagosjen e tij si vrasje të planifikuar, por që ka mbetur vetëm një tentativë për vrasje.
Intervistën e tij të plotë mund ta ndiqni në edicionin e sotëm të Info Magazine në Klan Kosova me fillim nga ora 17:30.