-0.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

Flet axha i 16- vjeçarit që vdiq nga Covid19/ Që dy javë ishte me oksigjeno terapi

Si pasojë e infektimit me Covid-19 sot ka ndërruar jetë 16- vjeçari nga Vitia Blend Bislimi.

Ai kishte 2 javë që ishte diagnostikuar me këtë virus dhe po merrte trajtimin në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

Për rastin e tij ka folur axha i të ndjerit, Kadri Bislimi.

Ai ka treguar  se si nipi i tij po trajtohej fillimisht në Viti e që më pas ishte dërguar për në Spitalin Rajonal të Gjilanit.

“E kemi dërgu në Viti, mjekët thanë ta dërgojmë në Gjilan aty edhe ku ia bën testin dhe rezultoi pozitiv. Ai dy javë ka qëndruar me oksigjenoterapi”, tha Bislimi.

Ai ka treguar se kontrollet dhe trajtimi që i bën mjekët ka qenë për çdo lëvdatë dhe se ata si familje janë shumë të kënaqur, por se edhe një sëmundje tjetër që kishte që nga lindja Blendi ia bëri të pamundur ta mposhtte këtë virus.

Bislimi ka bërë të ditur se janë edhe katër anëtarë të familjes së tij që janë të prekur me virusin korona, por se gjendja e tyre është stabile.

“Janë edhe  4 anëtarë të tjerë të infektuar. Janë duke u trajtuar me terapi. Edhe Blendi ka pas terapi, por se ka pasur telashe të veta të lindjes e pastaj kur i ra virusi, e bëri të veten”, theksoi ai me plot emocione.

Blendi pas vetes ka lënë edhe tre vëllezër dhe prindërit, ndërsa axha i tij ka porositur të gjithë që të respektojnë masat e distancën, me lutjen që ky virus të kalojë sa më shpejt.

 

 

 

adminhttps://www.prishtinapress.org
I am a web developer who is working as a freelancer. I am living in Saigon, a crowded city of Vietnam. I am promoting for http://sneeit.com

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img