Site icon PrishtinaPress

Flet avokati i Sanduloviqit pasi vendosi lule në Prekaz: Liria gjithmonë fiton, vjen nga zemra e njeriut

Avokati serb, Çedomir Stojkoviq i cili e ka në mbrojtje politikanin Nikolla Sanduloviq, vendosi sot sërish lule te varri i Blerina Jasharit, shtatëvjeçares së vrarë nga forcat serbe gjatë sulmit të familjes Jashari në Prekaz.

Ai bëri nderimet dhe kërkimfaljen duke thënë se nuk frikësohet nga arrestimi sikur që i ndodhi Sanduloviqit pasi ‘liria gjithmonë fiton’.

“I arrestuar ose jo, unë do të vazhdoj të jem njeri i lirë. Siç janë plot. Sepse liria nuk vjen nga gjykimet. As burgjet nga hekurat. Liria vjen nga zemra e njeriut. Ne që nuk kemi frikë – sepse njerëzit e mirë s’kanë pse të frikësohen – ne veçse e kemi shpjeguar veten tonë. Prej të gjitha mesazheve që lihen në këtë vend, ky është më i rëndësishmi: Liria gjithmonë fiton”, tha ai para mediave.

Stojkoviq gjithashtu la një letër pranë varrit të Blerina Jasharit ku shkruante:

Urrejtja vdes. Ti jeton përgjithmonë. Një mijë lot për një mijë vjet, dhe miliona shpresa dhe ëndrra. Të cilat fillojnë me fjalën ‘M’fal’”, thuhet në mesazh.

Exit mobile version