-1.2 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Flet Arsim Bajrami: Nuk më mbeti “hatri” nga Senati i UP-së

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami flet pas vendimit të Senatit të UP-së, që të mos marrë parasysh letrën e dërguar nga Ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, ku kërkohej respektimi i kritereve akademike në përzgjedhjen e stafit akademik në Universitetin e Prishtinës.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Minstri Bajrami ka thënë që këtë letër ia ka dërguar të gjitha Universiteteve Publike, dhe në këtë letërka kërkuar  vetëm respektimin e plotë të standardeve akademike.

“Të njëjtën letër ia kam përcjellë të gjitha Universiteteve Publike dhe kemi bërë kërkesë për respektimin e plotë të standardeve akademike, ligjit për arsimin e lartë statuteve te Universiteteve dhe për transparencë në këtë proces”, tha ai për Gazeta Blic.

“Universitetet janë autonome në dhënien e titujve dhe ne kemi kërkuar vetëm respektimin e standardeve të larta akademike.”

I pyetur se a ka mundësi ligjore që Ministria të marrë ndonjë hap në ketë drejtim, kur e kemi parasysh që letra juaj është anashkaluar, ai për Gazeta Blic shojegoi hapat që mund të ndërmerren.

“Vetëm kur konstatohen shkeljet ligjore MASHT përmes inspektoratit merret me raste konkrete”, tha ai për Gazeta Blic.

Ai shtoi se kjo letër nuk ka pasur nevojë të shqyrtohet në mbledhjen e mbajtur sot nga Senati i UP-së.

“Nuk ka pas nevojë, sepse letra nuk adreson asnjë kërkesë konkrete por u bën ftesë të gjitha universiteteve publike që të respektojne standardet e larta akademike në zgjedhjen dhe avansimin e personelit akademik.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img