Site icon PrishtinaPress

Flasin për bashkëpunimin në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinor

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Ferat Shala, në ditën e dytë të vizitës në Itali, takoi Frederika Fratonin, ministre Rajonale për Mjedis e Rajonit të Toskanës, më të cilën biseduar për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë ne mes të Kosovës dhe Rajonit të Toskanës.

“Në ditën e dytë të vizitës në Itali, takova Frederika Fratonin, Ministre Rajonale për Mjedis e Rajonit të Toskanës, më të cilën biseduam për mundësitë e bashkëpunimit në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë ne mes të Kosovës dhe Rajonit të Toskanës, me theks të veçantë për shkëmbimin e përvojave profesionale dhe realizimin e projekteve të përbashkëta.
Diskutuam edhe për mundësitë e nënshkrimit të një memorandumi të mirëkuptimit dhe formimi i grupeve të përbashkëta të punës për konkretizimin e bashkëpunimit dypalësh”, ka shkruar Shala në profilin e vet në “Facebook”.

Exit mobile version