Site icon PrishtinaPress

Flasin nga PDK-ja në Pejë: Vrasja e zyrtarëve s’ka lidhje me politikë e zgjedhje

Anëtari i kryesisë qendrore të Partisë Demokratike të Kosovës, Muhamet Haliti që njëherësh është edhe nënkryetar i Degës së PDK-së në Pejë, ka thënë se vrasja e dyfishtë në Pejë nuk ka të bëjë me politikë.

Vrasja e dyfishtë që ka ndodhur mbrëmë në Pejë, ku është vrarë kandidati i PDK-së për kryetar të Pejës Astrit Ademaj dhe ish-kandidati i PDK-së për kryetar të Deçanit më 2017, Blerand Kadrijaj, sipas Halitit nuk ka ndonjë lidhje me politikë apo me zgjedhjet.

Ai u ka shprehur ngushëllime familjes Ademaj dhe Kadrijaj për rastin tragjik.

Ai ka theksuar se nga informatat e deritashme ngjarja nuk ka asnjë lidhje politike apo partiake.

“Së pari iu shprehim ngushëllime të sinqerta familjeve të Astritit e Blerandit. Nga ato që dihen deri tash, kjo ngjarje tragjike nuk ka asnjë lidhje me politikë apo me zgjedhje. Kërkojmë që organet e drejtësisë ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje tragjike”, ka thënë Haliti për KP.

Exit mobile version