Ditë më parë bëri bujë lajmin se reperja Rihanna ka kërcënuar me padi dy vajza nga Kosova me banim në Zvicër, të cilat krijuan labelin “Riana”.
Sipas avokatëve, emri i labelit është i ngjashem me emrin e Rihannas.
Në një intervistë ekskluzive për Indeksonline, Rita dhe Florjana zbuluan më shume detaje.
Dyshja treguan se emri i labelit të tyre është krijuar duke kombinuar emrat e tyre, Rita dhe Jana.
“Unë quhem Rita Hoxha (26vjeçe) dhe partnerja ime Florjana Bianku (27 vjeçe).
Riana Atelier ishte një ëndërr që kemi pasur unë dhe shoqja ime e ngushtë, Jana që prej kohësh. Në dhjetor të vitit 2021, gjithçka nisi kur vendosëm të postojmë disa nga veshjet që kishim krijuar në një faqe të re që krijuam në Instagram.
Emrin “Riana” e krijuam duke kombinuar shkurtesat e emrave tanë, Rita dhe Jana. Kjo ishte një punë që e bënim me shumë pasion, dhe brenda një kohe shumë të shkurtër, arritëm një audiencë që as vetë nuk mund ta kishim besuar. Riana Atelier po zhvillohej me hapa të mëdhenj në tregun Evropian. Kur pamë që personalitete publike dhe influencers te njohur po na kontaktonin, e kuptuam se kishim bërë një biznes të vërtetë.
Nga një studio me lokacion në Kosovë, arritëm të tërhiqnim kliente nga e gjithë bota. Stories, postime dhe feedbacks me mbishkrimin “Riana Atelier” nuk kishin te ndalur. Vendosëm të regjistronim markën tonë në Zürich, ku edhe morëm studion tonë të parë”, treguan ato.
Gjithashtu, pasi vendosen të regjistrojnë markën, ato u perballen me një te papritur pasi kërkesa e tyre u refuzua nga ekipi ligjor i Ririt. Pas diskutimeve, ato vendosen të vendosin emrin “Anari Atelier”, ku sërish përdoren shkurtesat e emrave të tyre.
“Kërkesa jonë u përgjigj me një ankesë nga ekipi ligjor i këngëtares Rihanna, e cila refuzoi që ne të vazhdonim me këtë emër, pasi ngjante shumë me emrin e saj.
Pas diskutimeve me avokatët, vendosëm të shfrytëzojmë emrin “Anari Atelier” për markën tonë të re. Kjo përbënte një koncept të ri, ku perseri perdorem shkurtesat tona. Filluam një punë intensive për të krijuar një koleksion që sipas mendimit tonë, do ti qendronte trendeve qe do vijne ne vazhdim. Koleksionin e quajtëm “Renée” (reborn), si një simbol i rilindjes.
Anari Atelier u prit nga klientët po aq me entuziasem , dhe ne jemi të angazhuar që të hapim studion tonë sa më shpejt”, përfunduan ato.