1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

“Flas pak edhe serbisht”, Andi Zeqiri befason në konferencë për shtyp para përballjes me ekipin serb

Futbollisti kosovar, Andi Zeqiri ka qenë pjesë e konferencës për shtyp para ndeshjes Çukariçki – Genk, e vlefshme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Dhe, futbollisti që fillimisht i tha ‘po’ Kosovës e më pas e zgjodhi Kombëtaren e Zvicrës, derisa në Serbi u pyet për origjinën e tij, befasoi duke thënë se i di disa fjalë edhe në gjuhën serbe.

“Familja ime jeton shumë afër Serbisë. Madje unë flas pak serbisht”, deklaroi Zeqiri në konferencë për media, shkruan mediumi serb “Telegraf”, përcjell “Gazeta Express”

Ai tutje tha se bashkë me shokë do të japin gjithçka nga vetja për të nxjerrë rezultat pozitiv ndaj ekipit serb.

“Të luaj në Evropë ka qenë gjithmonë një ëndërr e imja. Shpresoj që të arrijmë sa më shumë fitore dhe të shkojmë sa më larg. Megjithatë, ne përgatitemi nga ndeshja në ndeshje dhe jemi të fokusuar në çdo lojë, nuk mendojmë më larg. Do të japim gjithçka për ta arritur një rezultat pozitiv”, vazhdoi sulmuesi kosovar.

Ndeshja mes Çukariçkit dhe Genkut do të luhet sonte duke filluar nga ora 21:00.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img