15.8 C
Pristina
Wednesday, July 3, 2024

Buy now

spot_img

“Flamuri Shqiptar preku 5 pikat më të thella të globit dhe hapësirën”, Fevziu tregon si ndodhi kjo

Gazetari Blendi Fevziu ka treguar se dje në një reportazh për nëndetësen Titan, u shfaq edhe flamuri shqiptar.

Fevziu ka zbuluar se flamuri shqiptar ka qenë në gjithë nëndetesët që janë ulur në pesë pikat më të thella të globit, falë një amerikani që ia dedikon atë gruas së tij shqiptare, Monika Beu. Bëhet fjalë për Victor Vescovo, i cili është i pari në bote që është ulur në 5 pikat me të thella të globit me nëndetëse speciale të ndërtuar për këtë mission.

“Me 28 Prill 2019 ai u ul ne piken me te thelle te Oqeaneve te Globit ne thellesine 10928 m. Me pas ai eksploroi 5 pikat me te thella te globit ne kuader te ekspedites Five deeps expedition. Me 24 Maj 2010 ai ishte ngjitur ne majen me te larte te botes ne Himalaje. Ndersa ne 2022 ai fluturoi ne hapesire me anijen Neë Shepard. Ai eshte njeriu i vetem ne glob qe ka arritur piken me te ulet, piken me te larte te globit dhe hapesiren. Ai mban gjithnje ne uniforme dhe ne pajisje, flamurin e Teksasit, 2 flamuj amerikane dhe flamurin shqiptar. Ne respekt te gruas se tij, Monica Beu dhe te popullit, qe sic e quan ai ka nje histori te jashtezakonshme”, ka shkruar Fevziu, derisa ka ndarë edhe disa fotografi.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img