Prej shumë ditësh, flamuri kombëtar shqiptar, i vendosur në sheshin ‘Idriz Seferi’ në Prishtinë, valëvitet i grisur.
Fryma e fortë që shoqëroi shiun e denur të ditëve më parë në kryeqytet e ka dëmtuar jo pak flamurin ‘Te rrethi’.
Por, kjo duket se nuk i ka bërë fare përshtypje udhëheqësve komunalë, të cilët ende nuk e kanë e zëvendësuar atë me një të ri.
Kujtojmë se para ardhjes së Lëvizjes Vetëvendosje në pushtet në kryeqytet, në vend të flamurit kombëtar shqiptar qëndronte flamuri i Republikës së Kosovës. /Express/