0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Flamuri i Kosovës tashmë pjesë e stadiumit Emirates të Arsenalit

Klubi anglez i Arsenalit ka shpalosur sot punën e tyre të re artistike për reklamat rreth e rreth stadiumit të tyre në Londrën Veriore. Pjesë e këtyre reklamave janë bërë edhe fansat zyrtarë të Arsenalit 

Arsenali ka ndryshuar pamjen rreth e rreth stadiumit të tyre Emirates në Londër, duke prezantuar një punë të re artistike ku të pranishëm janë edhe fansat e ndryshëm të këtij ekipi jo vetëm në Angli por edhe jashtë saj.

Derisa në shumicën e banerëve të tyre që janë vendosur në pjesën e jashtme të stadiumit paraqitet historia afër 120 vjeçare e njërit prej klubeve më të vjetra në botë. 

Por, në njërin prej këtyre banerëve është edhe flamuri i Kosovës. 

Kryetari i fansave të Arsenalit në Kosovë, Arben Berisha tha se ka qenë ai që ka bërë kërkesë që të vendoset flamuri i Kosovës në njërën prej hyrjeve të stadiumit Emirates. 

“Ne jemi të lumtur që Kosova do të jetë e pranishme në 20 vitet e ardhshme në njërin prej stadiumeve më të vizituar në botë. Ne tashmë jemi pjesë zyrtare e fansave të Arsenalit që disa vite dhe drejtuesit e klubit atje kanë vendosur që edhe ne të jemi pjesë e banerëve të tyre si nga pjesa e jashtme e stadiumit ashtu edhe nga ajo e brendshme të cilat do të shfaqen së shpejti”, ka thënë për Express Berisha. 

Në anën tjetër, i njëjti ka shprehur edhe lumturinë e tij në Facebook ku ka shkruar një status. 

????????
????????

“I lumtur sa me ska! Tanimë flamuri më i ri që iu bashkua grupit të flamujve të fansave të Arsenal të mbarë botës të vendosur në muralin e stadiumit të Arsenal është ky , flamuri i Kosovës tonë i cili do të qëndrojë aty për 20 vitet e ardhshme, e gjithë kjo falë angazhimit tonë si fansa të Arsenal nga Kosova . I lumtur sa më s’ka ???? @COYG”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img