Site icon PrishtinaPress

Flamuri i Kosovës ngritet në Armeni

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli përmes një fotografie ka bërë të ditur se Flamuri i Kosovës është vendosur pranë flamujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë.

Sipas Ministrit të Jashtëm të Kosovës, Republika e Kosovës është në rrugën e duhur të faktorizimit dhe fuqizimit ndërkombëtar.

“Flamuri i Kosovës u vendos me krenari në Armeni përkrah famujve të tjerë të vendeve anëtare të Organizatës së Frankofonisë. Republika e Kosovës është në rrugën e duhur të faktorizimit dhe fuqizimit ndërkombëtar”, ka shkruar Pacolli.

Exit mobile version