1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Buy now

spot_img

Flamur Mrasori zgjidhet Kryetar i Bordit të BQK-së

Bordi i Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), me shumicë votash zgjodhi Flamur Mrasorin për Kryetar të Bordit të BQK-së.

Mrasori ka punuar në BQK për mbi 11 vite ku ka ushtruar funksione të rëndësishme, përfshirë funksionin e Sekretarit të Bordit Ekzekutiv të BQK-së dhe të Këshilltarit të Guvernatorit. Gjatë periudhës së shërbimit të tij në BQK, ai ishte i përfshirë në të gjitha proceset e rëndësishme për realizimin e objektivave të BQK-së.

Si kryesues i Komisionit për Integrime Evropiane të BQK-së, Mrasori ishte pjesëmarrës në procesin e dialogimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ai ishte pjesëmarrës i rregullt i delegacionit të BQK-së në takimet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore. Po ashtu, dy herë ka qenë zëvendësguvernator i përkohshëm i Republikës së Kosovës në FMN gjatë takimeve vjetore.

Më datë 26 janar 2018 është zgjedhur nga Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe më datë 5 shkurt 2018 është emëruar nga Presidenti i Kosovës në pozitën anëtar joekzekutiv i Bordit të BQK-së.

Mrasori është profesor në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img