1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Flamuj kuq e zi rrugëve të Beogradit, Rama zbarkon të premten për “Open Balkan”

Të premten me 2 shtator në Beograd do të mbahet takimi i radhës në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur” e ku do të marrin pjesë presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama dhe ai i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski. 

Ky samit i “Ballkanit të Hapur” do të mbahet në pallatin presidencial të Serbisë dhe do të marrin pjesë edhe kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, Zoran Tegeltia nga Bosnja e Hercegovina, kryediplomati hungarez, Peter Sijarito dhe Mevlut Cavusoglu, kreu i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Nga presidenca serbe kanë zbuluar edhe detaje nga agjenda. Tre liderët do të mbërrijnë tek pallati presidencial pak para orës 10, kur edhe do të vijojë hapja zyrtare e samitit e që do të pasohet me fjalime.

Në orën 11:00 do të ketë një takim mes liderëve me përfaqësues të institucioneve të shteteve të cilët kanë për detyrë tërheqjen e investimeve në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”.

Më pas do të ketë edhe një takim me përfaqësues të grupeve të krizës për furnizim me ushqime dhe energji elektrike. Takimi do të zgjasë nga 12 deri në orën 13:00.

Siç njofton presidenca e Serbisë, nënshkrimi i dokumenteve dypalëshe dhe një konferencë e përbashkët për media do të mbahet në orën 13:00.

“Është një hap konkret në arritjen e qëllimit të nismës Ballkani i Hapur – një treg i përbashkët që përfshin qarkullimin e lirë të njerëzve, mallrave, kapitalit dhe shërbimeve”, thuhet në njoftimin e presidencës serbe.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img