Site icon PrishtinaPress

Flaka Surroi i reagon Përparim Ramës: Qyteti s’është pronë e juaja personale të bëni siç ua merr mendja

”Qyteti nuk është pronë juaja të dispononi me të ashtu siç personalisht jua merr mendja”, në këtë mënyra Flaka Surroi, drejtoresha e kompanisë “KOHA”, i ka reaguar të mërkurën kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama – pasi kreu i kryeqytetit ka vendosur për bllokimin e qasjes së rrugës “Xhorxh Bush”, duke iu pamundësuar punëtorëve të ndërtesës së ish-Radio Prishtinës, si dhe mediumit “KOHA” që të parkohen brenda atyre hapësirave.

Si argument për mbylljen e këtij mediumi, Rama të mërkurën përmes një statusi në Facebook, ka thënë se po bazohet mbi “interesin e përgjithshëm është para atij biznesor”.

Por Surroi, ka treguar se janë shpërfilur plotësisht banorët nga takimet që janë mbajtur.

”Në rrugën Rexhep Luci i keni shpërfillur plotësisht banorët në takimet pro forma që i keni mbajtur. Keni vendosut me e mbyllë dhe do ta mbyllni. Pa na treguar a do t’i hiqni tarracat e kafeve që e kanë uzurpuar gjelbërimin me leje të komunës ose edhe të Bajram begut”, ka shkruar ajo në Facebook.

Tutje, Surroi ka deklaruar se edhe punëtorët e mediumit janë qytetarë të këtij vendi dhe i shërbejnë publikut.

”Për kampusin universitar e keni bërë publik vendimin dhjetë ditë para se ai të hyjë në fuqi, me shpërfillje absolute ndaj institucioneve të cilat keni vendosur t’i izoloni në ishull”, ka thënë Surroi. “Kur flisni për qytetarët, e harroni se edhe ne që punojmë në ato institucione jemi qytetarët e po këtij qyteti, madje shumë prej nesh kemi jetuar më gjatë se ju në të. E këto institucione kanë detyrë për t’i ofruar shërbim publikut – ta informojmë atë edhe për vendimet tuaja sikur ky i fundit”.

Komuna e Prishtinës ka bllokuar disa rrugë në një përpjekje për të liruar hapësira publike e ato të iu ofrohen këmbësorëve dhe ngatësëve të biçikletave.

Por këto politika urbanistike po kritikohen edhe nga opozita, duke thënë se kaosi në kryeqytet veçse po rritet. 

Exit mobile version