2 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Fjolla Morina vazhdon ta ndjejë mungesën e ish-partnerit të ndjerë: Lotën nuk e kthejnë dikë që është larguar

Si një vit më parë, këngëtarja Fjolla Morina publikoi baladën “Si ta pranoj” në bashkëpunim me këngëtarin Valon Bytyqi.

Kënga ishte pëlqyer shumë nga fansat, teksa ka një rëndësi vërtetë të veçantë për Fjollën pasi është e frymëzuar nga ngjarjet në jetën reale.

Ky projekt muzikor ka qenë dedikim për ish-të dashurin e këngëtares, i cili është ndarë nga jeta pas një aksidenti automobilistik.

Një vit pas publikimit të kësaj kënge, këngëtarja Morina i ka dedikuar disa rreshta personit të zemrës tashmë të ndjerë, përmes një pjese të këngës të publikuar në InstaStory.

‘Tek kjo këngë i këndoj dhimbjes, asaj dhimbje që kur e ke në lëkurë tënde kupton që koha nuk i shëron kurrë plagët e disa plagë do të dhembin për tërë jetën dhe zemra kurrë nuk ka për tu shëruar. Në këtë dhomë i kam kënduar dashurisë së vërtetë sepse ajo është e pavdekshme. Shumë gjëra në jetë janë të pamundura dhe jo gjithçka e ka një zgjidhje. Lotët nuk e kthejnë dikë që është larguar nga kjo jetë që është larguar por duke e kujtuar na ndihmon të rritemi pa harruar rrugët që kaluam. Ruaji njerëzit e dashur siç ruani piktuat e vendosni ata në dritën më të mirë”, ka shkruar këngëtarja.

Fjolla përndryshe jeton në Prishtinë dhe është nënë e dy vajzave.

https://www.instagram.com/p/B6yps5lpdOQ/?utm_source=ig_embed

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img