Aktori i humorit, Vedat Bajrami, ka pasur një debat tejet të tensionuar së fundmi me modelen Xhuli Nura në Big Brother VIP Kosova.
Ai i është drejtuar asaj gjatë javës me epitetin “komandante e Dubait”, referuar stilit të saj luksoz të jetesës.
Lidhur me këtë ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale.
Ishte këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina që i doli në krah Vedatit.
Ajo në një shkrim të publikuar në InstaStory, ka theksuar: “Ti je baba, të pres në finale fitues! Paloja zibidiav”.
