Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka tash e sa kohë që është shumë aktive dhe bëhet lajm me postimet e saj të çuditshme e hera-herës kontroverse në rrjetet sociale.
Dje në Ditën e Çlirimit të pozojë me flamurin kombëtar në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës.
Në disa fotografi të publikuara në llogarinë e saj në Instagram, interpretuesja e hitit “Fb” mund të shihet duke pozuar me flamurin shqiptar pas kalimit të urës së Ibrit në zonën serbe, aty ku edhe ndahet Mitrovica e Veriut me atë të Jugut.
“Krejt Shqiptaria është e jona”, ka shkruar këngëtarja Morina në mbishkrimin e këtyre fotografive.
Duke dashur të vë në dukje patriotizmin e saj, ajo gjithashtu publikoi në InstaStory edhe një fotografi ku shihej e veshur kuq e zi dhe me plis në kokë në një nga koncertet e saj.
Përndryshe, Fjolla prej javësh ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale fotografi të ndryshme që lidhen me të kaluarën e saj dhe të familjes së saj.