Artistja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, po vazhdon të jetë aktive dhe mjaft e komentuar për paraqitjet në rrjete sociale.
Ajo vetëm në Instagram ndiqet nga mbi 400 mijë ndjekës, gjersa herë pas here provokon fansat me pozat e ndryshme.
Zeshkania edhe këtë herë dukej në top formë në një fustan të shkurtër lëkure duke vënë në pah format trupore.
“Ku i keni burrat loçka?”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtyre fotografive.
Ndërkaq, të shumta kanë qenë reagimet që ka marrë në hapësirën për komente nga miqtë e ndjekësit.
Fjolla gjatë vitit që lamë pas ka qenë një nga emrat më të përfolur në showbiz për shkak të disa ngjarjeve në të cilat ishte e përfshirë.
Ajo po ashtu u tha se ishte ndarë nga partneri i saj, biznesmeni Fisnik Syla.