0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Fjalosja pas një aksidenti në Suharekë rezulton me një viktimë

Policia e ka arrestuar një person në Suharekë, pasi dyshohet për kryerjen e veprës penale “vrasje nga pakujdesia”.

Sipas policisë, rreth orës 21:50, është raportuar për një aksident trafiku mes dy automjeteve në fshatin Samadraxhë, pas së cilit një grua 67-vjeçare është dërguar në QKMF në Suharekë pa shenja jete.

Në lidhje me rastin, zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, tha se ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së viktimës, por ka dyshime.

“Rreth orës 21:55 në QKMF mjeku kujdestar e ka vërtetuar vdekjen e viktimës. Nga mbledhja e dëshmive nga vendi i ngjarjes dyshohet se viktima nuk ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve nga aksidenti, por shkaqet e vdekjes deri më tani nuk dihen”, ka thënë ai.

Tutje, Bytyqi tha se dyshohet se pas aksidentit, i dyshuari i cili ishte nën ndikim të alkoolit ka dalë nga automjeti dhe e ka shtyrë tashmë viktimën e cila ka qenë pasagjere në veturën tjetër.

“Dyshohet se pas aksidentit, i dyshuari ka dalë nga automjeti dhe janë fjalosur me palën tjetër dhe në një moment e ka shtyrë viktimën e cila është rrëzuar. Viktima ka qenë pasagjere në automjetin tjetër të përfshirë në aksident”, deklaroi më tej zëdhënës Bytyqi.

Ai tha se i dyshuari nuk është intervistuar sepse ka qenë nën ndikim te alkoolit, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i njëjti është ndaluar për 48 orë.

Në raportin 24-orësh të policisë, rasti është cilësuar si “Vrasje nga pakujdesia”.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img