Site icon PrishtinaPress

Fjalimi i Kadri Veselit në Lutjet e Mëngjesit në Shqipëri

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka folur në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit duke kujtuar se Ballkani Perëndimor ka nevojë për paqe dhe stabilitet si dhe respekt mes njëri- tjetrin.

“Kosova mendon për të ardhmen, mendon për respektin ndaj fqinjëve dhe mendon për respektin për të gjithë ata që kontribuuan për popullin tim dy dekada më herët. Ballkani unë dhe regjioni ynë ka nevojë për paqe dhe për respekt”, ka thënë Veseli gjatë lutjeve të mëngjesit që po mbahen në Tiranë dhe ka mbledhur delegacione nga vende të ndryshme të Botës.

Tema e këtyre lutjeve është fqinjësia e mirë.

“Ndoshta nëse do të ofroheshin shumë shkencëtare dhe ekspertë të ekonomisë do të bëheshin  analiza për më shumë prosperitet në këtë regjion, formula më e thjeshtë do të ishte bashkëpunimi mes veti, në momentin kur Ballkani të arrijë të kuptojë respektin për njeri tjetrin dhe të punojë bashkërisht do të ketë prosperitet më të mirë për qytetarët e tyre në mënyre që këta të qëndrojnë në vendin  tyre dhe të mos logohen nga vendet e tyre. Lutjet tona shkojnë për të gjithë ata që kanë nevojë, dhe më së shumti shkojnë për rata njerëz që e kanë mendjen dhe qëllimin e mire dhe mendojnë më shumë se për vetën edhe për tjetrin”, ka thënë Veseli.

Exit mobile version