2.3 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Fjalët prekëse të shokut të oficerit të FSK-së i cili u vetëvra sot në Prishtinë

Një pjestar i FSK-së ka kryer sot vetëvrasje me armë zjarri, në parkun e lagjes Arbëria në Prishtinë.

Shoku i tij Ilir Sefaj ka bërë një dedikim prekës për ikjen e tij nga kjo jetë. Mes tjerash ai tha se kishte pasur rastin të bashkëpunonte me të dhe se ai kishte punuar me nder për Ushtrinë e Kosovës.

“E kam pasur rastin të bashkëpunoj për një kohë të shkurtër me Kolonel Gyrner Muratin. Ushtarak e njëri më të kompletuar nuk kam takuar në jetë. Një burrë që ka punuar e vepruar me nder për vendin e në veçanti për ushtrinë e Kosovës, iku kaq tragjikisht. Një fund të tillë për të nuk do të mund ta imagjinonte askush që e ka pasur fatin ta njohë këtë Burrë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës, Kolonel”, ka shkruar ai.

Viktima është i moshës 47-vjeç, ndërsa nuk raportohen shkaqet që çuan deri te marrja e vendimit për kryerjen e këtij akti.

“Rreth orës 16:00, në parkun e Arbërisë në Prishtinë, një person është vetëvrarë me armë zjarri. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit mashkull 47 vjeç. Njësitë e nevojshme policore janë në vendngjarje dhe kan nisur një hetim per rrethanat qe karakterizojnë ngjarjen” tha policia e Kosovës.

Ndërsa, edhe nga Ministria e Forcës së Sigurisë së Kosovës e kanë konfirmuar lajmin për vdekjen e pjesëtarit të FSK-së.

“Po e konfirmojmë lajmin, se ka ndodhur rasti tragjik ku  oficeri i FSK-së kolonel ka bërë vetëvrasje. Policia e Kosovës dhe  e FSK-së janë duke u marr me rastin. Për çdo informacion të ri do të ju njoftojmë me kohë”, është bërë e ditur nga FSK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img