Mënjehërë pas datës 7 mars ku ra heroi Adem Jashari dhe familja e tij në Prekaz, Rugova kishte folur para gazetarëve duke deklaruar se sulmet e tilla ishin skenar i regjimit serbë për spastrimin etnik ndaj shqiptarëve, transmeton Magazina.al.
“Raportet nga zona thonë se sulmi në fshatin Prekaz ka rifilluar këtë mëngjes. Kjo është masakra e dyta kundër popullsisë së Drenicës dhe Kosovës brenda një jave, në këto masakra u vranë shumë shqiptarë të pafajshëm, duke përfshirë fëmijë, pleq dhe gra”, thotë Rugova.
Ish-presidenti i cili gjatë luftës njihej për politikën paqesore, dëgjohet duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të ndërhyjë për t’i ndalur këto sulme të përgjakshme kundër popullësisë shqiptare nga forcat serbe.
https://video.gjirafa.com/magazina?video=rugova-flet-nje-dite-pas-renjes-se-adem-jasharit