Site icon PrishtinaPress

Fjalët e para të Messit pas fitimit të Topit të tetë të Artë

Leo Messi u shpall fitues i Topit të Artë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Paris, duke çuar në tetë numrin e fitimit të këtij çmimi.

Në fjalimin e tij pas pranimit të çmimit, argjentinasi nuk la pa përmendur legjendën e Argjentinës, Diego Maradona, të cilit ia uroi ditëlindjen dhe tha se ia dedikon këtë çmim.

“Sot dua të përmend Diegon. Nuk ka vend më të mirë për t’i uruar ditëlindjen duke pasur përreth persona që e duan futbollin, ashtu siç donte ai. Kudo që të jesh Diego, urime ditëlindja. Kjo shkon për ty”, u shpreh Messi.

Exit mobile version