Site icon PrishtinaPress

Fjalët e para të Gjuriq në Serbi: Më tërhoqën si qenin

Marko Gjuriq ka folur për herë të parë par arrestimit që iu bë dje ng autoritetet kosovare.

Pas takimit që Lista Serbe pati me Vuçiq, Gjuriq ka thënë kinse populli serb është sulmuar dhunshëm në Mitrovicë të Veriut.

“Populli ynë u sulmua dhunshëm në Kosovë e Metohi me terror e dhunë. Policia ishte e armatosur deri në dhëmbë. Ne i kemi lutur disa herë për leje, është gënjeshtër se nuk i kemi njoftuar me kohë. Mburrem me qytetarët e Mitrovicës që pa armë dhe paqësisht iu kundërvunë kësaj dhune” ka thënë Gjuriq.

Ai gjithashtu u është referuar pjesëtarëve të Policisë së Kosovës si “falanga të armatosura” që e kanë tërhequr si qenin dhe tentuan ta turpërojnë Serbinë dhe popullin e saj.

Exit mobile version