Site icon PrishtinaPress

Fjalët e para të Avdullah Hotit kandidatit për Kryeministër: Dialogun do ta udhëheqë Qeveria

Pas mbledhjes së sotme të Kryesisë së LDK’së, Avdullah Hoti, në një konferencë për media ka folur në cilësinë e kandidatit për kryeministër për procesin e dialogut dhe për çështjen e reciprocitetit.

Hoti ka thënë se si çështje të rëndësishme fillimisht do të jenë përballja me pandeminë COVID-19 dhe rimëkëmbja ekonomike, megjithatë shton se dialogut me Serbinë është gjithashtu një nga çështjet më të rëndësishme që do të përballen.

“Tash jemi para një situate të re, kam marrë besimin nga LDK për të provuar të ndërtojë qeverinë e re që do të ketë sfidën e parë, menaxhimin e pandemisë. Sfida e dytë do të jetë rimëkëmbja ekonomike, sepse pasojat ekonomike të kësaj pandemie do të jenë shumë të mëdha.Çështja e dialogut është cështje kryesore me të cilën do të bllafaqohemi. Unë besoj që nga platforma që kemi nga viti 2018 dhe nga vendimi i Kushtetuteses për Ligjin për dialogun, janë vendosur bazat mbi të cilët do të kryhet dialogu”, ka thënë Hoti.

Ai ka thënë se procesi i dialogut do të drejtohet nga Qeveria dhe se do të provohet që të ndërtohet edhe consensus më i gjërë me qëllim të përmbylljes së problemit me Serbinë.

“Dialogu do të udhëhiqet nga qeveria, dhe do të provojmë të krijojmë një konsensus të përgjithshëm edhe brenda koalicionit, pro do të tejkalojmë edhe suazat e koalicionit për të dalim edhe tek opozita, dhe shoqëria e civile e bota akademike që të jenë të përfshirë në këtë proces në mënyrë që ta përmbyllim këtë process, për të konsoliduar”, ka shtuar tutje Avdullah Hoti.

Teka ka folur për çështjen e reciprocitetit, Hoti ka thënë se masa të tilla mund të jenë efektive vetëm nëse koordinohen me partnerët ndërkombëtarë.

“Jemi të bindur në LDK që cdo lloj tarife apo reciprociteti mund të kenë efekt vetëm nësë koordinohen me ndërkombëtarët. Çdo lloj tarife dhe masë e reciprocitetit mund të ketë efekt vetëm nëse i koordinon me partnerët tanë ndërkombëtarë”, ka përfunduar Hoti.

Exit mobile version