0.9 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Buy now

spot_img

Fjalët e Infantinos pasi mori mandatin e dytë si president i FIFA-s

Gianni Infantino ndihet i lumtur me rizgjedhjen e tij si presidenti i FIFA-s gjatë Kongresit të mbajtur sot (e enjte) në kryeqytetin e Ruandës, Kigali.

Infantino ka arritur ta fitojë besimin e anëtarëve edhe për një mandat të dytë të plotë, duke u konfirmuar si president deri në vitin 2027.

Italiani ishte i vetmi kandidat, por gjatë kongresit të 73-të të FIFA-s që u mbajt sot (e enjte) në Kigali të Ruandës, ai u konfirmua me aklamacion dhe për këtë arsye do të qëndrojë në detyrë edhe për 4 vite të tjera.

“Ju premtuam se do të rrisim të ardhurat e FIFA-s, se do t’i bënim më transparente, se do të kishim rifituar besimin e sponsorëve dhe se do të kishim krijuar Kupën e Botës më të mirë ndonjëherë”, ka thënë fillimisht Infantino.

 

“Jemi këtu për të ndihmuar futbollin të rritet. Thuhet se luhet shumë, por kjo nuk ndodh në shumë vende të botës. Ne kemi vendosur të arrijmë në buxhet 6.4 miliardë dollarë: kemi arritur në 7.5 dhe nuk i arrini këto shifra nëse nuk jeni një organizatë solide dhe e fortë, në të cilën të gjithë besojnë”.

“Ajo që ju premtuam ishte të vazhdonim punën me ndershmëri, të mbronim futbollin, federatat tona dhe tifozët tanë në mbarë botën”.

“Futbolli është simbol i gëzimit, lumturisë, paqes, futbolli bashkon botën. Kur sheh pasionin për futbollin, duhet të bësh diçka: FIFA Kupa Arabe, për shembull, ishte një sukses”, përfundoi i pari i FIFA-s.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img