Site icon PrishtinaPress

Fjalët e Al-Khelaifit për largimin e Leo Messit: I urojmë gjitha të mirat

Epoka e Lionel Messit te Paris Saint-Germain ka përfunduar zyrtarisht, pasi konfirmimi erdhi këtë të shtunë edhe nga vetë klubi parisien para ndeshjes me Clermont.

Trajneri i PSG-së, Christophe Galtier, falënderoi Messin për kontributin e tij për klubin të enjten dhe vuri në dukje se ndeshja e tij e fundit do të ishte pikërisht kjo ndaj Clermont.

“Do të doja të falënderoja Leo Messin për dy sezonet e tij në Paris”.

“Të shohësh shtatë here fituesin e Topit të Artë me fanellën e Parisit dhe në “Parc des Princes” është kënaqësi”.

“Kontributi i tij për Paris Saint-Germain dhe Ligue 1 nuk mund të nënvlerësohet dhe ne i urojmë Leos dhe familjes së tij gjithë të mirat për të ardhmen”, ka thënë presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi.

Messi, i cili do të jetë 36 vjeç në fund të qershorit, iu bashkua Paris Saint-Germain në vitin 2021 pas një karriere të shkëlqyer te Barcelona.

Megjithëse ai shënoi 22 gola dhe asistoi në 30 të tjerë në 57 ndeshje.

Exit mobile version