2.3 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Buy now

spot_img

Fjalë të renda kundër njëri-tjetrit Valon Syla dhe Gani Geci

Deputetja e LDK’së, Marigona Geci, dje në Kuvend doli në foltore për të mbajtur një fjalim. Asaj iu ndal mikrofoni nga nënkryetarja Arbërie Nagavci me arsyetimin se s’kishte relevancë. Lidhur me temën që Geci po trajtonte, reagoi analisti Valon Syla. Nuk vonoi dhe babai i deputetes, Gani Geci, i doli në mbrojtje vajzës së vet.

Syla tha se vajza e Gani Gecit, babai i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara po flet për vrasjet në Kosovë jashtë rendit të ditës.

“Çika e Gani gecit, babai i së cilës i ka dy vrasje të konfirmuara, si i dyshuar i përhershëm flet për vrasje në Parlament, jashtë rendit të ditës”, shkroi ndër të tjera Syla.

Nuk vonoi shumë dhe Gani Geci përmes një shkrimi në facebook i reagoi Sylës duke e ofenduar. Geci e quajti Sylën Zagar.

Geci e filloi shkrimin duke thënë se “Jav paskan qel derën zagarve që i mbanin si këshilltarë..”.

Ndërsa sot gjatë ditës, Valon Syla ia ktheu Gecit duke thënë se një shoqëri ruhet prej tij.

Tutje, Syla i tha se “Krejt Kosova e din kush je. Veç s’po guxojnë me të thënë publikisht”. Madje Syla tha se po të ishte ky vend normal, Gani Geci do të duhej të ishte në burg.

Derisa sa seanca e jashtëzakonshme e thirrur për të diskutuar dhe votuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, deputetja Geci ka nisur të flas për Gjykatën Speciale dhe vrasjet e pasluftës në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img