Në ”Emerald” aktualisht është duke u mbajtur ceremonia e zgjedhjes së futbollistëve më të mirë të vitit 2016 nga Federata e Futbollit të Kosovës
Ndërsa, në një fjalë rasti ka folur edhe kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri, i cili ka folur për pranimin në UEFA dhe FIFA.
Vokrri gjithashtu ka falënderuar edhe Armando Dukën për mbështetjen, teksa vlen të theksohet se i pari i FSHF-së është i pranishëm në këtë ceremoni.
”Momenti më i vështirë në rrugëtim ka qenë Budapesti për pranimin në UEFA. Falëndroj Federatën e Shqipërisë dhe Maqedonisë për mbështetjen, pasi që me ndihmën e tyre jemi pranuar në UEFA”.
”Jam krenar që kemi mbajtur fjalën dhe e kemi vendosur Kosovën në UEFA dhe në FIFA”, tha ndër të tjerash Vokrri.