Ai u bë një emër i njohur brenda natës kur u shfaq në Big Brother-in e parë në Mbretërinë e Bashkuar dhe fitoi.Por këto ditë Craig Phillips, 51 vjeç, ia ka kthyer shpinën vëmendjes mediatike dhe po punon në një kantier ndërtimi.
Ylli i spektaklit Big Brother, i cili zotëron kompaninë e tij të ndërtimit, po punonte së bashku me një ekip ndërtuesish gjatë një dite pune në Liverpool.
bAi ishte duke punuar si ndërtues përpara se të merrte famë në shfaqje dhe pasi fitoi, ai gëzoi sukses të madh si ekspert i ndërtimit.
“Më e fundit ishte ‘ndërtimi i ëndrrave’ tona, në të cilën unë dhe Laura, gruaja ime, ndërtuam një super shtëpi që kam ëndërruar ta ndërtoj për më shumë se 20 vjet. Ne ia dolëm të përfundojmë të gjitha gati për ardhjen e fëmijës tonë të parë në mars të vitit 2019”, tha ai.
Ai i dha paratë e tij të çmimit mikes së tij me sindromën Down, Joanne Harris, për të paguar për transplantin e zemrës dhe mushkërive të saj.
Paraqitja e tij vjen përpara rifillimit të Big Brother, i cilido të fillojë në tetor në Mbretërinë e Bashkuar.