Infermieret që punojnë në një spital në Cleland të Australisë, kanë pranuar 1.15 milionë euro që i fituan në lotari, për t’ju kthyer sërish turnit dhe pacientëve.
Secili prej 15 anëtarëve të grupit, fituan nga 75 mijë euro në momentin që kombinimi tyre u përputh me atë të lotarisë britanike, transmeton Telegrafi.
Ata luajnë së bashku për tri vjet, por deri më tani kanë fituar vetëm një herë dhe jo më shumë se 20 euro.
June Fraser e cila ishte e obliguar t’i shikonte rezultatet, me të kuptuar që ka fituar, shkoi e gëzuar në turn, por ende nuk po i tregonte kolegëve.
“Kisha frikë se nuk e kam parë mirë, ose aparati ishte i prishur. Kur e konfirmuam, e kapa tiketën fituese me një kapëse, përbrenda uniformës së punës”, ka thënë Fraser.
Megjithëse nuk ishin të gjithë, 13 prej tyre shkuan të merrnin çekun prej një milioni, për t’ju kthyer sërish obligimeve të përditshme. Por, jo duarthatë.
Ata organizuan një aheng për të gjithë stafin e spitalit, pacientët dhe familjarët e tyre që ndodheshin aty.