Drita ka marrë fitoren më të rëndësishme në histori të saj në kuadër të garave evropiane.
Gjilanasit kanë triumfuar në Maqedoninë e Veriut përballë Sileksit me rezultat të pastër 0-2.
Kampioni në fuqi i Kosovës është kualifikuar në rundin e tretë të Ligës së Evropës, falë dy golave të realizuar në pjesën e dytë nga Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani.
Por fitorja dhe kalimi i raundit ka pasuruar edhe më shumë klubin gjilanas, pasi tani Drita ka arkëtuar edhe 280 mijë euro të tjera.
Këtë shifër nga UEFA do ta marrë secila skuadër që është kualifikuar në rrethin e tretë.
Përpos kësaj, Drita ka fituar edhe 230 mijë euro për arritjen në parakualifikimet e Ligës së Kampionëve si dhe 30 mijë euro të tjera si kampion i Kosovës nga FFK.
Gjilanasit nëse do ta kishin kaluar raundin parakualifikues të ‘Championsit’, do të merrnin më shumë para, por aty u diskualifikuan pas rasteve pozitive me virusin Covid-19.
Kujtojmë që në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, Drita luan përballë gjiganti polak Legia në Varshavë.