0.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Fitorja e shqiptarëve në Veri, vendosen flamuj të rinj kuq e zi dhe të Kosovës

Flamujt kombëtarë dhe ata të Kosovës, të cilët prej vitesh valojnë në Lagjen e Boshnjakëve në Mitrovicën e Veriut, janë zëvendësuar me të rinj.

Kështu raporton KoSSev duke njoftuar se ata u vendosën në kryqëzimin e rrugës më të frekuentuar të këtij vendbanimi, e cila i përket pjesës veriore të Mitrovicës, gjegjësisht jo larg zyrës përfaqësuese të Vetëvendosjes, transmeton Indeksonline.

Flamujt e rinj u vendosën vetëm pak ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve lokale në veri të Kosovës, ku Erden Atiq, kandidati i Vetëvendosjes, u zgjodh kryetar i Mitrovicës së Veriut.

Çështja e flamujve në veri të Kosovës u ngrit edhe njëherë pas zgjedhjeve lokale, në të cilat për shkak të bojkotit të serbëve fituan përfaqësuesit e partive shqiptare PDK dhe Vetëvendosje.

Flamujt e Kosovës janë vendosur menjëherë pas zgjedhjeve lokale edhe në stacione të caktuara të Policisë së Kosovës.

Flamuri i Kosovës valon pranë flamurit të Policisë së Kosovës, mbi derën hyrëse të stacionit në pjesën veriore të Mitrovicës. Mediat raportojnë se i njëjti flamur është vendosur dje në Leposaviq.

Në Zveçan, tash për tash nuk ka flamur të Kosovës në objektin e stacionit policor dhe siç kanë konfirmuar banorët e Zubin Potokut, mbrëmë nuk ka pasur flamur as në këtë komunë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img