Partia Socialise vazhdon fitoren e thellë në zgjedhjet lokale në Shqipëri. Erion Veliaj po ecën me hapa të sigurt drejt fitores në Lezhë, ndërsa Pjerin Ndreu edhe zyrtarisht e ka fituar Lezhën.
Bali Muharremaj i ka uruar tre kryetar të bashkive për fitoren në zgjedhjet e djeshme.
“Miqtë e mi Erion Veliaj, Pjerin Ndreu dhe Redian Krajli, i kanë fituar edhe për një mandat bashkitë e tyre.
Shpreh rasin t’ju uroj për fitoren e radhës duke qenë i bindur se edhe në vitet në vijim do të jenë model i qeverisjes së mirë.
Me secilin kryetar të bashkive shqiptare jam i hapur për bashkëpunime në nivele lokale dhe më gjerë” shkruan Muharremaj në Facebook.